75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar shënon supergol në Serie B (Video)

Mesfushori shkodran Armando Vajushi, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Ternanës dhe Pro Verçellit 4-3, të vlefshme për javën e 20-të të Serisë B. 26-vjeçari shënoi golin e dytë për Pro Verçelin në minutën e 67-të, gjithsesi skuadra e tij nuk e shmangi dot humbjen.

Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 58-të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar për të gjetur rrugën e rrjetës.

Ky ishte goli i parë i shqiptarit për këtë sezon në Serinë B. Skuadra e Pro Verçelit ndodhet në një situatë aspak komode, duke mbajtur vendin e parafundit, me 18 pikë në 20 takime.