15:53 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti thyen krahun, ndeshja shtyhet pasi ambulanca vonohet 2 orë e gjysmë

Një ndeshje e vlefshme për National League South në Angli është shtyrë sepse për dy orë e gjysmë një lojtar qëndroi i shtrirë në toke me krahun e thyer.

Ndeshja mes Truro City dhe Concord Rangers filloi në orën 14:30 të shtunën, mirëpo nuk u përfundua sepse futbollisti Michael Herve theu krahun dhe nuk mund të lëvizej nga fusha pa ardhur një ambulancë.

Ky është pikërisht problemi më i madh, ambulanca vonoi mbi dy orë për të ardhur tek fusha dhe për të dërguar lojtarin që qëndroi i shtrirë në fushë për kaq orë, vetëm në spitalin e qytetit, që ishte vetëm 3 kilometra larg.

Lojtari qëndroi i vetëm në fushë, i shoqëruar nga fizitoterapisti i skuadrës sepse të dy skuadrat dhe stafi i tyre u larguan duke e braktisur ndeshjen, sepse nuk kishte roje sigurie pas dy orësh, kohë kur ishte programuar përfundimi i ndeshjes.