08:25 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Futet në market për të kryer vjedhje, hajni goditet me shkop nga 83-vjeçarja

Një gjyshe 83-vjeçe ka fituar çmim për trimërinë e shfaqur, kur iu kundërvu një hajni të cilin e goditi me shkop.

June Turner ishte fituar e çmimin “Single Act of Bravery”, që u ndahet britanikëve që kanë shfaqur akte trimërie, transmeton telegrafi.

Ajo u shpërblye me këtë çmim për shkak të kacafytjes, që pati me një hajn që u fut në market dhe tentoi t’i vjedh paratë nga arka.

Kjo gjyshe e tre nipave për plotë 45 vite ka menaxhuar një market, dhe në momentin që hajni u fut në lokal ajo ishte prapa banakut.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur June i kundërvihet, madje e godet me shkop duke tentuar ta mbrojë pronën.

June lëre që nuk frikësohet por vazhdon ta godasë hajnin i cili megjithatë arrin t’i merr paratë dhe të largohet.