09:17 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fytyra e “viktimës” së radhës, kur Messi e bën për “pesë para”

Barcelona fitoi me rezultat 5:1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligas që u zhvillua në Camp Nou.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Leo Messi, i cili realizoi dy gola dhe bëri dy super asistime, shkruan Indeksonline.

Listës së “viktimave” të yllit argjentinas iu shtua edhe futbollisti i Valladolid, Oscar Plano.

Fytyra e tij ishte e çuditshme kur topi i Messit kaloi midis këmbëve të tij. /IndeksOnline/