16:33 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

G-Class e re: rezistente ndaj plumbave, predhave dhe eksplozivëve

Krejt kjo falë një mbrojtje balistike që ofron një kompani e specializuar kanadeze.

Ka një numër superlativash që mund të themi për modelin e ri Mercedes G-Class: E egër, e aftë, luksoze… por rezistente ndaj plumbave?

Po, Mercedes-AMG G63 do të jetë ndër makinat e para me elegancë dhe njëherësh qëndrueshmeri.

Me qëndrueshmëri në këtë rast kuptojmë rezistencë ndaj plumbave dhe eksplozivëve të mundshëm.

Kompania kanadeze Inkas, e njohur për prodhimin e automjeteve të blinduara siç është Superior dhe Sentry MPV, këtë version të Mercedesi e ka shndërruar në një SUV rezistent ndaj plumbave.

Përveç kësaj, AMG-ja do mund t’iu bëjë ballë kushteve më të këqija në rrugë.

Më saktësisht, makina mbron pasagjerët nga sulmet me armë të cilat përdorin municion të kalibrit 7.62, si dhe nga eksplodimi i njëpasnjëshëm i dy granatave të llojit DM51. /IndeksOnline/