20:19 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

G500 4×4² modifikohet sërish nga Jon Olsson, tani ka 850 kuajfuqi

Jon Olsson është i njohur në krijimin e makinave ekzotike dhe ai sapo ka zbuluar modifikimin e tij të ri në Mercedes-Benz G500 4 × 4².

Olsson ka në pronësi për shumë kohë këtë makinë me dashuri të njohur si ‘Lordi Hans’ dhe tashmë ka kaluar nëpër një sërë konfigurimesh të ndryshme.

Vitin e kaluar ai ia kishte copëtuar çatinë që të mund të parkohej në hapësirat e ngushta të parkingut në principatën e Monacos, shkruan IndeksOnline. Tani, SUV-i është riparuar edhe njëherë.

Ndërsa G500 4 × 4² dukej e bukur pa asnjë lloj çatie, ajo nuk ishte edhe mjaft praktike. Prandaj, Olsson vendosi të dërgojë makinën në një shtëpi modifikimi për disa ndryshime tjera, duke përfshirë edhe montimin e një çatie prej pëlhure me porosi, kështu që mund të vozitet në kushte më pak të përshtatshme.

U bënë gjithashtu ndryshime të tjera të shumta. Për shembull, makina është ri-pikturuar me ngjyrë të bardhë për tu përputhur me markën e veshjeve personale të Olsson.

Poashtu ka ndryshim edhe në fuqi. Normalisht makina ka një motor 4.0 litërsh V8 me 416 kuajfuqi, por ai e ka rritur atë në 850 kuajfuqi.

Për më shumë shikoni videon më poshtë. /IndeksOnline/