14:25 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / A. A

Gabim fatal në mbrojtjen e Llapit, Drenica përmbys rezultatin në Podujevë

Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në pjesën e dytë. Kreshnik Uka ndëshkoi një gabim trashanik në mbrojtjen e llapjanëve.

Ahmet Haliti dhe Giacomo Nava nuk u kuptuan me njëri-tjetrin dhe përfitoi Uka për të përmbysur rezultatin, shkruan Indeksonline.

Llapi kishte kaluar në epërsi me golin e Arbnor Ramadanit, ndërsa në fund të pjesës së parë barazoi Eglantin Gjoni.

/Indeksonline/