22:41 / E Diele, 15 Gusht 2021 / C E

Gabimi amatoresk i djalit të Zidanit, ndëshkim i dyfishtë për skuadrën e Rayo Valecanos

Djali i Zinedine Zidane, Luca Zidane ka bërë një gabim amatoresk në ndeshjen kundër Sevillës.

Portieri i Rayo Valecanos ka shkaktuar penallti dhe është ndëshkuar me karton të kuq njëkohësisht.

Ai u kalua nga lojtari i Sevillës në zonën e tij kur bëri një ndërhyrje nga prapa.

Për 75 minuta, Rayo Valecano do të luaj me 10 lojtarë.

Penalltin në gol për Sevillen e ktheu Idrissi. /IndeksOnline/