75 Mall Live Search
14:05 / E Enjte, 16 Janar 2025 / G T

Gabriel Jesus i lënduar, Arsenali nis bisedimet me sulmuesin më në formë në Europë

Skuadra e Arsenalit ka nisur bisedimet me sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko.

Mikel Arteta e do një sulmues gjatë këtij afati kalimtar, sidomos në momentin e lëndimit të Gabriel Jesusit, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari Sam, “Topçinjtë” kërkojnë Seskon në formë huazimi për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit.

21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga, ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asiste.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 50 milionë euro, kurse për të janë të interesuar edhe skuadrat e tjera, duke përfshirë edhe rivalin lokal të Arsenalit, Chelsean./Indeksonline/