09:12 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gafurr Elshani, thirret nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka bërë edhe thirrjen e radhës. Avokati Gafurr Elshani është thirrur nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit.

Kjo u bë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, raporton Indeksonline.

Ndërkaq u tha se Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftë dhe njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

“Gafurr Elshani është disenjatori i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës. Ai, gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”, u tha nga OVL-UÇK.

Prokurori i dhomave të specializuar tashmë ka përgatitur aktakuzat e para, teksa mbrëmë u bë publike edhe lista e avokatëve mbrojtës të licencuar./Indeksonline/