75 Mall Live Search
21:43 / E Premte, 15 Maj 2026 / Gj Sh

Galatasaray feston titullin para një atmosfere fantastike të tifozëve, Yilmaz përsërit festimin e famshëm

Skuadra e Galatasarayt po feston titullin e 26-të të Kampionit të Turqisë.

Para një numri të madh të tifozëve në stadiumin ”Rams Park”, ku atmosfera është fantastike po festohet ky sukses, shkruan IndeksOnline.

Pamjet po bëhen virale, pasi tifozeria e Galatas njihet si një nga më të zjarrtat në botë.

Futbollisti Baris Alper Yilmaz, është përkujdesur ti jap edhe më shumë ”zjarr” atmosferës, duke përsëritur tashmë festimin e tij të famshëm.

Galatasaray ka edhe një ndeshje pa zhvilluar për këtë sezon, por tashmë ka 77 pikë, duke lënë prapa rivalin e përbetuar, Fenerbahchen, me 73 pikë./IndeksOnline/