Galliani nuk e harron Milanin, këto kujtime i mban gjithmonë
Adriano Galliani është njëra nga figurat kryesore të Milanit në vitet që klubi ishte nën pronësi të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Ai edhe pse tashmë i është kyçur politikës nuk i ka mbaruar dashuria që ka për klubin që ka menagjuar.
Ai shpesh ndanë kujtime me protagonistë të ngjarjeve dhe golave që shënojnë një datë të caktuar.
“Është e vërtetë, i kam dërguar Sachhit dhe protagonistëve të tjerë foto dhe video të fitores së 1 majit 1988 në shtëpinë e Maradonës në Napoli. Është diçka që e bëj shpesh: për shembull, ditën e djeshme (më 2 maj), Milan në 2004-ën mundi Romën 1-0 me një gol të Shevchenkos të krosuar nga Kaka dhe u kam dërguar videon. Është diçka që e bëj shpesh dhe më pëlqen t’i ndaj të tilla momente me ta”- ka thënë 73-vjeçari. /IndeksOnline/