75 Mall Live Search
20:51 / E Hënë, 13 Prill 2026 / L A

Gana emëron ish-trajnerin e Realit, do ta menaxhojë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Ganës ka gjetur trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për portugezin, Carlos Queiroz i cili do të zëvëndësojë të larguarin Otto Addo.

Queiroz, pritet të menaxhojë “Yjet e Zeza” në Kampionatin Botëror të kësaj vere.

Portugezi, njihet për periudhat e tij te Manchester United, ku ishte asistent i Sir Alex Ferguson si dhe te Real Madridi, në sezonin 2003-2004 por që nuk ka pasur sukses.

Ai së fundmi ishte trajner i Kombëtares së Omanit./IndeksOnline/