11:27 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Ganë/ Tifozët e ekipit vendas e largojnë nga stadiumi komentatorin që tha “A referohet kjo penalti”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ligën e futbollit në Ganë.

Komentatori, Andy Abraham Mantey që ishte duke komentuar ndeshjen, Asante Kotoko-Karela United u largua nga stadiumi nga tifozët e ekipit vendas, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi ai nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit të ndeshjes që dha penalti për Asante Kotoko.

“A referohet kjo penalti” ishte fjalia e komentatorit që detyroi tifozët e klubit të Kotokos ta largojnë nga stadiumi. /Indeksonline/