10:44 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ganezi i Cërvena Zvezdës: Jam krenar, që Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Futbollisti i Cërvena Zvezdës, Richmond Boaci është ganez. Ai është shprehur krenar me vendimin e Qeverisë së Ganës për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jam sumë i lumtur që kjo ka ndodhur. Është diçka fantastike për mua që Serbia, një vend që më ka dhënë aq shumë dashuri, të jetë në aleancë të sinqertë me Ganën. Kur jam në shtëpi, unë gjithmonë flas për Serbinë. Tani kam edhe një arsye speciale për të folur më mirë. Jam krenar”, ka thënë Boaci, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksohet se te klubi nga Beogradi, luajnë disa futbollistë të huaj që vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Mohamed El Fardo dhe Rajiv van La Para nga Surinamet, Jorge Kanjas nga Spanja, argjentinasi Mate Garcia dhe braziliani Gander Santana. /Indeksonline/