14:54 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gani Dreshaj ndan një lajm të mirë për Istogun dhe fshatrat e saj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka ndarë një lajm të mirë për Istogut dhe fshatrat me rrethinë. Deputeti që vije po nga kjo komunë ka njoftuar se është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë projekti për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për ujëra të pijshëm, pasi që disa fshatra të kësaj komune vuanin për ujë të pijshëm që nga paslufta.

“Të dashur qytetarë të Istogut, banorë të fshatrave të “Mivadës”, dua sot të ndaj një lajm të mirë për ju.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për projektin e ndërtimit e sistemit të ujësjellësit për ujëra të pijshëm në Komunën e Istogut.

Kjo shumë shpejt do të bëhet realitet pas ratifikimit të Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG.

Andaj, ky do të jetë viti i fundit që padrejtësisht disa fshatra në Istog që nga paslufta vuajn për këtë nevojë elementare.

Për këtë projekt, para pak ditësh e ngrita zërin në Kuvendin e Kosovës, dhe jam i lumtur që së shpejti po bëhet realitet.

Shumë shpejt do të marrim edhe lajmin e mirë të miratimit të projektit për ndërtimin e rrugëve të Bjeshkëve tona të bukura, që do ta shëndrrojnë Istogun në zonë turistike” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/