18:19 / E Diele, 02 Dhjetor 2018

Deputeti i AAK-së: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të ishte kjo situatë në Kosovë

Sot është ditëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Po të ishte gjallë, Rugova sot do të mbushte pikërisht 74 vjet.

E në përkujtim të tij ka shkruar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se po të dëgjohej zëri i Rugovës, Kosova do të kishte shtetin kuptimplotë që në vitin 2013, transmeton Indeksonline.

Tutje Dreshaj ka shtuar se Rugova mbetet prijësi e ideatori më i mirë që kishim.

Postimi i plotë:

Po të dëgjohej zëri i presidentit Rugova, Kosova do e kishte shtetin kuptimplotë që në vitin 2013.

Sot nuk do të përballeshim me lojëra të ndyta politike, me injorime nga Evropa, me shantazhe politike, por me siguri që do të ishim pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Rugova mbetet prijësi e ideatori më i mirë që kishim.

G.D