13:28 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Gani Dreshaj nga Gjermania i jep një lajm të mirë Istogut

Gani Dreshaj ka ndarë një lajm të shumëpritur për qytetarët e Istogut. Politikani e biznesmeni i njohur ka njoftuar se sot kanë nisur punët e para për ndërtimin e rrugës së Bjeshkëve për në Lugun e Butë.

I ndodhur në Gjermani për shkak të pandemisë, Dreshaj ka thënë se është mirënjohës e falënderues ndaj Ramush Haradinajt për këtë projekt që po bëhet realitet. “Në kohën kur të gjithë po përballemi me pandeminë globale, lajmet e mira përjetohen dy herë më shumë. Dhe një i tillë është ky që dua të u jap qytetarëve të Istogut.

Sot zyrtarisht kanë filluar punët e para për ndërtimin e rrugës për në Lugun e Butë.

Ka qenë një nga ëndrrat e mia që kjo bjeshkë përrallore të bëhet me kushtet e alpeve evropiane dhe si e tillë të shndërrohet në zonë turistike.

Falënderues e mirënjohës kryetarit e kryeministrit Haradinaj që këtë projekt e ka shtyrë përpara duke mos mbetur vetëm vizatim në letër.

Ndodhem në Gjermani për shkak të izolimit nga koronavirusi dhe nuk pata mundësinë që të shijoj nga afër punët e para në këtë rrugë, por mbetem përherë i përkushtuar që ky projekt të dal në skaj.

Me projekte si ky, Istogu jonë i bukur do të bëhet së shpejti një qytet turistik, me turizëm malor të zhvilluar, sepse plotëson të gjitha kushtet.

Deri sa të kalojë më e keqja nga pandemia, ju lutem qëndroni në shtëpi dhe pranoni gjitha rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” shkruan Dreshaj në Facebook.