23:29 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gani Geci: VV-ja s’ka të drejtë t’ia mohojë LDK-së propozimin për president

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka treguar se cila nga dy partitë negociuese për krijimin e qeverisë së re ka të drejtë të propozojë krerët e institucioneve të vendit, përfshirë edhe atë të presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as pas 11 takimeve nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re të vendit.

Shkas për këtë është posti i presidentit, të cilin po e kërkojnë të dyja këto parti, duke kërcënuar madje edhe me shkuarje në zgjedhje të reja në rast se nuk gjendet gjuhë e përbashkët për arritjen e marrëveshjes.

Por, ish-deputeti i LDK-së thotë se është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të kryeministrit, por që njëherësh ajo nuk mund t’i mohojë të drejtën LDK-së për propozimin lidhur me postin e presidentit.

Gani Geci ka postuar në Facebook edhe pjesë të nenit lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Postimi i plotë:

VV-ja dhe vetëm VV- ja ka te drejt ta propozoj kryetarin e kuvendit, ky propozim nuk i takon LDK-së, sepse këtë ia garanton kushtetuta VV-së si parti e parë, ashtu edhe kryeministrin, por askush nuk mund t’ia mohojë LDK-së të drejtën për propozimin e presidentit. VV nëse dëshiron ta dërgojë në vend verdiktin e popullit, duhet të reflektojë.   

Lexo më poshtë nenin 67) zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nenin 95) zgjedhja e kryeministrit.