12:09 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / B O

Ganimete Misliu trajton problemin e bujqve: Pse po injorohen?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka trajtuar problemet e bujqve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Musliu ka thënë se bujqit që kanë aplikuar për mbështetje shtetërore, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe po injorohen.

“Sot dua të flas për shqetësimin e bujqëve dhe fermerve të Kosovës. Meqenëse jam në kontakt të vazhdueshëm me ta, jam e informuar që ata po ballafaqohen me probleme serioze.Me qenëse hapësira ime kohore për këtë paraqitje është vetëm 3 minuta, do të kaloj direkt në temë:
Ministria e Bujqësië, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përkatësisht –Agjencia për zhvillimin e Buqësisë me datën 29 janar 2021, me qëllim të mbështetjës së:

  • aftësisë konkuruese të sektorit agrorural,
  • rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit,
  • përmirësimin e sigurisë së ushqimit,
  • përdorimin e teknologjisë moderne,
  • diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale,
  • mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore,
  • krijimin e vendeve të punës dhe
  • zvoglimin e bilancit negativ tregtar,
    ka shpallur thirrjen e dytë për aplikim për fermerët, agropërpunuesit dhe bizneset rurale për disa masa të programit të zhvillimit rural 2020-2021
    Aplikimi për këto masa ka përfuduar me 1 mars 2021, kurse rezultatet duhej të shpalleshin brenda një afati kohor prej 3 muajve.
    Deri në këtë moment, aplikuesit nuk kanë marrë asnjë përgjigje qoftë pozitive apo negative. Thjeshtë janë injoruar.
    Tash e 10 muaj, institucioni jonë shtetëror, po i mbanë peng bujqit dhe fermerët të cilët duan ta dijnë nëse do te jenë përfitues apo nuk do të jenë përfitues të këtyre skemave.
    Si rezultat i kësaj neglizhence, as ata që kanë pasë ndonjë mundësi të vogël vetanake për investime nuk e kanë bërë këtë gjithmonë duke pritur dhe duke shpresuar që do të jenë përfitues të këtyre skemave.
    Edhe procesi i subvencioneve për vitin 2021 karakterizohet me mungesë të transparencës. Shtrohet pyetja deri ku ka shkuar ky proces sepse sipas informatave që kam nuk është bërë asnjë kontrollë në teren dhe as nuk dihet se si do bëhet kontrolla dhe verifikimi tani kur kanë filluar mbjelljet vjeshtore.
    Bujqit dhe Fermeret me të drejtë pyesin se a do të bëhen pagesat në dhjetor pasi që dhjetori është afati kur përmbyllen të gjitha pagesat nga institucionet shtetrore për vitin fiskal 2021.
    Nga ky neglizhim, bujqëve dhe fermerëve, përveç tjerash u është shkaktuar edhe dëm material deri në 1000 euro për një aplikim si dhe dështim të planifikimit vetanak. Një trajtim i tillë, është i pa përballueshëm dhe i pa justifikueshëm dhe për këtë bujqit dhe nuk përjashtojnë mundësinë e manifestimit të paknaqësive të tyre edhe përmes protestave.
    Opinioni publik e din që në Agjencionin për zhvillimin e bujqësisë kanë ndodhur edhe arrestime për keqpërdorime të detyres zyrtare, zhvillime këto të cilat unë përsonlisht edhe publikisht i kam përshendetur, por kjo nuk guxon të jetë arsyeja që bujqit, fermerët dhe pronaret e bizneseve rurale mos të marrin përgjigje për aplikimet e tyre dhe të dëmtohen në shumë dimensione. Ata nuk janë fajtor dhe nuk duhet të paguajnë për mungesën e përgjegjësisë së zyrtarëve institucional.
    Trajtimi jo adekuat i bujqëve, fermerëve dhe pronarëve të bizneseve rurale, nga ana e institucioneve shtetërore, si rezultat ka sjellur 3.599 aplikime më pak se vitin e kaluar dhe kjo është dëshmia e shëmtuar e demotivimit dhe deinkurajimit të bujqëve dhe fermerve nga kjo qeveri” ka thënë Ganimete Musliu.