10:12 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

GAP: A do të jetë Ligji i ri për Zonat Ekonomike nxitës i zhvillimit lokal?

Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike. Projektligji synon të rregullojë aspektet kryesore të zonave ekonomike, sikurse që është kompetenca për themelimin e tyre, mënyra e administrimit, vendndodhja e zonave, afati kohor për shfrytëzim, si dhe format për promovimin e zonave ekonomike.

Përkundër asaj se baza ligjore për themelimin e zonave ekonomike ekziston që nga viti 2009, përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e zonave ekonomike.

Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave (cost-benefit) të ekzistimit të tyre. Po ashtu, qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara. Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për tu vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve.

Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për zonat ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftushme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike.

Raporti