75 Mall Live Search
12:10 / E Diele, 03 Maj 2026 / L A

Gara e Miamit në Formula 1 zhvendos orarin, kjo është arsyeja

Gara e shumëpritur e Miami Grand Prix do të zhvillohet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Organizatorët kanë vendosur që starti të zhvendoset nga ora 22:00 në 19:00, me synimin për të shmangur stuhitë e parashikuara dhe për të garantuar sigurinë e pilotëve dhe ekipeve.

Në vijën e parë të nisjes do të jetë italiani Kimi Antonelli, i cili ka siguruar pole position, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Krah tij do të startojë Max Verstappen, duke premtuar një duel të fortë që në xhirot e para.

Fansat e Formula 1 do të kenë mundësi ta ndjekin garën drejtpërdrejt në kanalin Sport 4 duke filluar nga ora 19:00.

Me kushtet atmosferike që mbeten të paqëndrueshme, pritet një garë dinamike dhe plot surpriza në rrugët e Miamit