14:46 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Gara e radhës në MotoGP do të zhvillohet në Gjermani

Gara e nëntë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet të dielën më 7 korrik në Gjermani, raporton AA.

Xhirot e renditjes për garën e 9-të të sezonit të MotoGP që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motorë do të zhvillohen nesër në orën 14.10 në pistën Sachsenring prej 3.7 kilometra në qytetin Chemnitz të Gjermanisë. Ndërsa gara do të zhvillohet me 30 xhiro të dielën në ora 14:00, transmeton IndeksOnline.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas garës së tetë është si më poshtë:

1. Marc Marquez (Spanjë): 160 pikë

2. Andrea Dovizioso (Itali): 116 pikë

3. Danilo Petrucci (Itali): 108 pikë

4. Alex Rins (Spanjë): 101 pikë

5. Valentino Rossi (Itali): 72 pikë