18:21 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / MSH

Gara me vetura në Vranjevc, pëson një këmbësor

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në Vranjevc, teksa një raportues thotë për Indeksonline se veturat ishin duke bërë gara mes vete.

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës./Indeksonline/