10:03 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gara për golin më të mirë në Ligën e Kampionëve, këta janë kandidatët

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Në tetë ndeshje të zhvilluara janë shënuar plot 19 gola, ku Atalanta ka qenë më “vrastarja” me 4 realizime.

UEFA-ja ka publikuar katër golat e nominuar për më të mirin e javës.

Haalandi (kundër PSG), Iliçiq (kundër Valencias), Freuler (kundër Valencias) dhe Mertens (kundër Barcelonës), janë kandidatët për golin e javës.

Në linkun më poshtë mund të votoni për më të mirin. /IndeksOnline/