16:32 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Gara për ”këpucën e artë”, këta janë golashenuesit më të mirë të Superligës

Të dielën zhvillohet java e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Ballkanit është kurorëzuar me titullin e kampionit për herë të tretë radhazi, por në ndeshjet e fundit do të ketë garë për vendin e dytë dhe golashënuesin më të mirë të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Në garë për këpucën e artë janë sulmuesi I Llapit, Muhamet Hyseni dhe ylli I Malishevës, Drilon Hazrollaj, të cilët kanë nga 24 gola të shënuar.

Llapi të diele do të luaj kundër Lirisë ndërsa Malisheva ndaj Dritës.

Në vendin e tretë si golashënuesi më i mirë në Supeligë është futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi.

Top pesëshja mbyllet me Blerim Krasniqin e Dritës me 12 gola dhe Altin Aliu I Malishevës me 9 sosh./IndeksOnline/