10:17 / E Premte, 10 Qershor 2022 / k.v

Garda e rreshtuar/ Gjithçka gati për pritjen e kancelarit gjerman

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aeroplani me të cilën udhëton ai ka ateruar në orën 9:45. Për ta pritur atë në aeroport kishte dalë vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ndërkohë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë është shtruar tepihu i kuq ku është rreshtuar edhe Garda e FSK-së për ta pritur atë me nderimet më të larta shtetërore, transmeton IndeksOnline.

Shcolz do të qëndroi në Kosovë rreth katër orë prej nga do ta marr rrugën drejt Beogradit për të qëndruar dy orë aty. Më pas nga Serbia ai do të udhëtoi drejt Greqisë./IndeksOnline/