08:35 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Gardat kombëtare ruse refuzojnë të shkojnë në luftë dhe shkarkohen

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, 115 anëtarë të Gardës Kombëtare Ruse janë pushuar nga puna pasi kanë refuzuar të shërbejnë në luftën në Ukrainë. Anëtarët janë kryesisht nga Kaukazi i Veriut.

15 anëtarë të njësisë së policisë OMON kanë humbur punën gjithashtu në rajonin jugor rus të Krasnodarit. Ata kishin qenë në një stërvitje në Krime në shkurt dhe refuzuan të vendoseshin në luftën kundër Ukrainës.

Përveç ushtrisë së rregullt, udhëheqësia ruse po dërgon edhe njësi të Gardës Kombëtare në “operacionin special ushtarak”, siç e quajn ata.

Në të gjitha njësitë ka një përqindje të lartë të të rinjve nga rajonet veçanërisht të varfra të Rusisë. Këtu përfshihen edhe Kabardino-Balkaria dhe Dagestani në Kaukaz ose Buryatia në Siberi. Për këta burra, ushtria ose policia janë shpesh mundësia e vetme për një punë.

Sipas ekspertëve, këto republika kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave në luftën në Ukrainë./Indeksonline/