14:40 / E Premte, 03 Korrik 2020

Garë e nxehtë për Milikin, 3 gjigantët evropianë duan shërbimet e tij

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, pritet të largohet nga Napoli në merkaton verore.

Në garë për të janë tre gjigantët evropianë Atletico Madridi, Tottenhami Spursi dhe Juventusi, transmeton Indeksonline.

Juventusi hyri së fundmi në garë dhe e ka ndërmend që të propozojë shkëmbim lojtarësh.

“Zonja e vjetër” pritet të ofrojë Bernadeschin dhe Luca Pellegrinin në këmbim të polakut./Indeksonline/

Mos i humb