19:11 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Garë interesante mes makinave muskuloze

Kemi parë video të mrekullueshme të Mercedes-AMG G63 herë pas here, duke ushtruar forcën brutale të tërheqjes ose në shpejtësi të larta në autostradë.

Gjithashtu kemi parë Jeep Grand Cherokee Trackhawk, të modifikuar nga Hennessey Perfromance, duke sfiduar supermakina me Hellcat V8 e tij.

Videoja më poshtë sjell përballë njëri-tjetrit këto SUV-ë të performancës për një garë në një pistë të shkurtër.

Por njësoj si në çdo video game, G63 duhet të mposhtë një sërë konkurrentësh përpara se të shkojë në finale, përballë Jeep Grand Cherokee.

Ndeshja fillon mes G63 dhe një anëtari tjetër të familjes AMG, E63. Duket sikur sedani do të marrë fitoren në fund, por pa perspektivën e vijës së finishit është e vështirë të përcaktohet.

Kundërshtari tjetër është Audi R8 Spyder, i cili është një rival tepër i egër dhe i frikshëm. Kjo mund të tregohet nga kafka në grilën e makinës.

Një R8 më pak frikësuese është konkurrenti tjetër i G63, dhe duket se mungesa e kafkës ka një efekt.

Së fundi, arrijmë në ngjarjen kryesore, dhe mësojmë se Jeep i zi nuk është edhe aq kërcënues. I modifikuar nga Manhart, nuk e dimë se sa kuaj fuqi ka ky SUV.

Cila mostër muskuloze do të fitojë këtë betejë?

Duhet të pranojmë se Mercedes-AMG G63 i duhet shumë për të arritur një Trackhawk. Por përsëri mund të themi se kjo është ajo që një G-Class bën më së miri.