23:43 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gary Neville: Qendër-mbrojtësit do t’i kushtojnë Cityt me humbje të titullit

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka deklaruar se problemi kryesor i Manchester Cityt në këtë edicion është në qendër të mbrojtjes.

Neville që punon si analist në Sky Sports, ka thënë se partnershipi Nicolas Otamendi –John Stones do t’i kushtoj Cityt me humbje të titullit të kampionit, transmeton Indeksonline.

Sipas Neville, Otamenti nuk ka qenë asnjëherë i denjë për “qytetarët”.

Ai beson që Liverpooli sivjet do të jetë kampion në Angli. /Indeksonline/