23:11 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Gashi: Gabim e ke kryeministër, ti e braktise koalicionin, e braktise Qeverinë, na braktise ne që të mbështetëm

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur sërish me kryeministrin e vendit.

“Kryeministër e ke gabim, kur thua se Agim Veliu nuk paska drejt të flas. Gabim e ke kryeministër”, ka theksuar Arben Gashi.

 “Z. Kryeministër e ke braktisur Qeverinë, na ke braktisur edhe ne që të kemi votuar. E ke braktisur Qeverinë, e ke braktisur koalicionin, dhe na ke braktisur edhe ne që të kemi përkrahw, dhe që kemi pasur problem edhe me partitë tona”, tha ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së, tha se të kemi dhënë mbështetje edhe për heqjen taksës, por ju nuk keni kthyer përgjigje.

“Ne e dijmë që koronavirusi luftohet më shumë nga organet e sigurisë, se sa bga ato shëndetësisë. Por, çka bëtë ju, e shkarkuan pikërisht ministrin e Brendshëm, pikën kyçe”, tha ai.