Gashi gati për koncertin në Zvicër, performon këngët nga albumi i ri
Sukseset e reperit shqiptar me famë botërore nuk kanë të ndalur, përveç albumit të ri që reperi Gashi pritet të sjell së shpejti ai po vazhdon të mbajë koncerte në vende të ndryshme të botës.
Gashi pritet që shumë shpejtë të elektrizojë edhe Evropën, ai ka paralajmëruar një koncert në Zvicër i cili do të mbahet me 10 nëntor, shkruan Indeksonline.
“23 këngë të reja në albumin tim, Zvicër ejani në koncertin tim me 10 nëntor që ti dëgjoni ato” ka shkruar Gashi.
Kujtojmë që kohë më parë reperi solli bashkëpunimin me reperin e njohur amerikan, French Montana dhe Dj Snake ‘Creep On Me’ këngë kjo që pati një suksese të jashtëzakonshëm./Indeksonline/