Gashi-Haradinajt: Të njohim për burrë të fortë, por as na nuk jemi të ligë
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka replikuar ashpër me kryeministrin Ramush Haradinajn. Gashi tha se e njohin kryeministrin për burrë trim e të fortë, por që as LDK nuk janë të ligë.
Gashi i tha Haradinajt se “ndaq në gjuhën dukagjinase ndaq në gjuhën kosovare”, duhet të ketë kujdes me fjalorin që po përdorë, sepse ai ka qenë prezent kur është diskutuar çështja e formimit të ushtrisë.
“Na të njohim për burrë të fortë e trim po as na nuk jemi të ligë. Kur është diskutu çështja e diskutimit të ushtrisë kam qenë prezent dhe çka po flitet këtu është e pasaktë. Unë të këshilloj ndaq dukagjinase ndaq kosovare mos përdor kësi fjalori”, tha Gashi./Indeksonline/