23:16 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Gashi jep detaje për të infektuarin e sotëm në fshatin Llazarevë

I infektuari i sotëm nga fshati Llazarevë e Komunës së Obliqit është rast kontakti me një person të infektuar më herët nga i njëjti fshat.

Personi i mëhershëm nga i cili u infektua rasti i sotëm ishte punëtor në një klinikë në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.

“Është familjar i të infektuarit më herët në fshatin Llazarevë, i cili ka punuar në një klinikë në Prishtinë”, tha Gashi.