20:24 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Gashi: Kurti është kundërshtari im por jo armiku im, ne duam ta mundim në proces zgjedhor

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi ka thënë që Albin Kurti nuk është armiku i ti, por vetëm kundërshtar politik.

Në një fotografi që e ka publikuar, Gashi ka shkruar se dëshiron ta mund Kurtin në proces zgjedhor, transmeton Indeksonline.

“Albin Kurti është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im. Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, thuhet në fotografinë që ka publikuar./Indeksonline/