14:38 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Gashi njofton se ka dëshmitarë të rinj, në rastin Dehari

Familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi kanë mbajtur sot një konferencë shtypi.

Gashi ka bërë të ditur se së fundi janë paraqitur dëshmitarë të ri për këtë rast si dhe një avokat, i cili ditën kritike ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Avokati Gashi ka deklaruar, po ashtu se është paraqitur edhe një person që ka njohuri të jashtëzakonshme për vrasjen e Deharit.

Në këtë konferencë, Gashi ka thënë se e kanë pritur me shqetësim një rikonstruktim që është bërë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe për shkaqe të panjohura prokuroria nuk ka njoftuar fare./Indeksonline/