15:47 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Gashi: Selimi nuk u ftua të intervistohet në Hagë, po negociojmë që ai të intervistohet në Prishtinë

Ditë më parë u raportua se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është ftuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Por është pikërisht avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi i cili ka deklaruar se nuk është e vërtetë të Sylejman Selimi është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për t’u intervistuar në Hagë, por që në një mënyrë e ka konfirmuar se ai është ftuar për intervistë por gjë e cila do të bëhet në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Tutje avokati Gashi ka thënë se të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë janë duke u udhëhequr nga ai dhe avokatët amerikan.

Poashtu ai ka shtuar se gjendja shëndetësore e Selimit ndër vite është përkeqësuar dhe prej datës 5 të muajit dhjetor ai gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Postimi i plotë:
Gjeneral Sylejman Selimi,ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.

Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.

Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne ÇKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018.

Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet.