12:05 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gasperini: Etrit Berisha – më i miri në fushë

Etrit Berisha ka debutuar mbrëmjen e djeshme me SPAL-in, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij Atalantës.

Edhe pse portieri i Kombëtares ka bërë një paraqitje shumë të mirë, ekipi i tij humbi me përmbysje  2-3.

Trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini, e vlerësoi maksimalisht Berishën duke i thurur elozhe.

“Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Ai është një ish-yni, me të vërtetë ishte mjaft e vështirë për ta kapërcyer.  Atalanta mundi një ekip që me të bëri me të vërtetë mirë”, ka thënë trajneri i Atalantës.