19:48 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / LB

Gastronomët paralajmërojnë protestë: Qeveria na ka burgosë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës bën të ditur se do të protestojnë më 15 dhjetor, nga ora 13:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë s’po na japin. Po i thërrasim e s’po na përgjigjen.  Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë”, thuhet në njoftimin ku bëhet e ditur edhe protesta.

Ata thonë se durimit të tyre i ka ardhur fundi dhe se pavarësisht vaksinimit po vazhdojnë të mbahen të izoluar.