14:14 / E Enjte, 04 Prill 2024 / G T

Gati 1 miliard, kaq para ka fituar Neymar gjatë karrierës së tij në futboll

Neymar është një prej lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, sidomos pas transferimit në Arabinë Saudite te skuadra e Al Hilal.

Në mediat e huaja po qarkullon shifra që futbollisti i Kombëtares së Brazilit ka fituar gjatë karrierës së tij futbollistike, shkruan Indeksonline

Kjo shifër është afër miliardit, kurse numrat e saktë janë 933 milionë euro.

Neymar karrierën e tij profesionale e kishte nisur në Santos në Brazil, më pas ishte transferuar në Barcelonë për 88 milionë euro.

Në vitin 2017, Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori – duke u shitur për 222 milionë euro në Paris Saint-Germain.

Nga kampioni francez, Neymar u largua gjatë vitit 2023 për t’u transferuar në Al Hilal, një transferim i tillë kushtoi plotë 90 milionë euro, por që kjo skuadër nuk arriti ta shijonte futbollistin për shkak të lëndimit./Indeksonline/