14:26 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Gati marrëveshja, Mahrez dhe Jorginho në Manchester City?

Riyad Mahrez pritet të largohet nga Leicester City gjatë afatit të verës.

Ylli algjerian, do të transferohet në skaudrën e Manchester Cityt për 60 milionë funta, transmeton IndeksOnline.

Sipas medieve në Britani, Mahrez do ta kompletoj transferin në “Etihad” brenda pak ditëve.

26-vjeçari është pjesë e Leicesterit që nga viti 2014. Ai ka shënuar afro 50 gola në 170 paraqitje.

Përveç algjerianit, mediat shkruajnë se kampioni i Premierligës ka arritur marrëveshje edhe me lojtarin e Napolit, Jorginho.

Në rast se ndodh transferimi, Napoli pritet të përfitojë plotë 50 milionë euro./IndeksOnline/