22:11 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Gati marrëveshje, brenda 48 orëve firmoset gjithçka!

Marrëveshja e luftës mes Derek Chisora dhe Joseph Parker pritet të finalizohet brenda 48 orëve.

Meçi mes Parker dhe Chisora pritet të ndodhë gjatë këtij viti, rreth muajit prill dhe maj, transmeton IndeksOnline.

Menaxheri i boksierit, Parker, David Higgins tha se pas kthimit të Parker në Britani, meçi do të zyrtarizohet.

“Nëse Parker do të largohet nga Zelanda e Re këtë javë, atëherë do të finalizohet marrëveshja”, ka thënë Higgins.

Kujtojmë që luftën e fundit Chisora u rrah me Usyk ku pësoi humbje, kurse Parker ishte kundërshtar i Junior Fa, ku arriti fitore./IndeksOnline/