19:08 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gati për hapjen e çerdheve në Ferizaj

Hapja e çerdheve publike e private për fëmijë në Ferizaj, gjen gati këto të fundit në masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Sot, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës u dezinfektuan dy çerdhet publike nën menaxhimin e Komunës, kopshti “Engjëjt” dhe “Ardhmëria e jonë”, që e nesërmja, kur fillon procesi i punës në këto institucione parashkollore, t’i ofrojë siguri e mbrojtje shëndetit të fëmijëve dhe stafit punonjës.