17:00 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Gati për koncertin ‘Ramë & Friends’, biletat po shiten shumë shpejt

Mos e lëshoni rastin të përjetoni emocione të paharrueshme.

Gala Mbrëmja ‘Ramë Lahaj & Friends’ ndalet edhe një herë në zemër të Prishtinës me yjet e operas.

Programi qendror i edicionit të 3-të festivalit ndërkombëtar ‘Rame Lahaj’ risjellë para publikut tenorin kosovar të skenave botërore, nën shoqërinë e miqve të tij si: soprano e njohur Yulia Suleimanova, tenori Alessandro Safina e baritoni Massimo Cavalleti.

Nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës, ju presim në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në një natë magjike!

Gala Mbrëmja “Rame Lahaj & Friends” nis rrugëtimin e pesë netve muzikore të Festivalit Ndërkombëtar të Operas.

Biletat për Gala Night Ramë Lahaj & Friends po shiten shumë shpejt!

Edhe katër ditë na ndajnë nga koncerti. Biletat mund të blihen këtu: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=2616 dhe pikat fizike të shitjes.