21:43 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gati skena gjigante në Prishtinë ku do të këndojë Rita Ora dhe Ledri Vula

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë, është organizuar një koncert i madh ku do  të marrin pjesë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora si dhe reperi më i pëlqyer në shqiptari, Ledri Vula.

Koncerti pritet të nis në ora 20:00 derisa Rita, sipas organizatorëve, do të dal në skenë në ora 22:10.

Ndërkohë, njëri prej përfaqësuesve të organizmit të këtij koncerti, Luan Maloku nga zyra e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, ka treguar se pse është zgjedhur Rita dhe Ledri.

“Rita Ora është ambasadorja jonë, se kemi zgjedh rastësisht. Ndërsa e kemi zgjedh edhe një vendor, Ledrin, pasi për momentin është reperi më i mirë shqiptar”, ka thënë ai për RTK-në.

Më poshtë, Indeksonline ua sjellë disa foto ku shihet një teknik e jashtëzakonshme enkas për koncertin në fjalë.

Çdo cep në sheshet e Prishtinës ka zërim dhe ndriçim të veçantë.