08:04 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gati ta “dëbojnë” nga Franca, zero oferta nga Seria A për yllin e Italisë

Cila është e ardhmja për ish-sulmuesin e Milan, Mario Balotelli, tashmë më shumë se kurrë i rrezikuar te Nice. Sipas asaj që raporton “tuttomercatoweb.com”, klubi francez ka vendosur ta largojë futbollistin 6 muaj para skadimit të kontratës aktuale.

Vetë Super Mario do të dëshironte të rikthehej në Seria A, por për momentin, sipas raportimit të mediave italiane, mungojnë ofertat nga klubet e ligës elitare italine. Sipas të njëjtave burime, me qëllim rikthimin në Itali, Balotelli është i gatshëm të reduktojë me 1 milion euro pagën e tij vjetore, në raport me 5 milionë euro që përfiton aktualisht sipas kontratës që ka nënshkrua rme Nice në Francë.