16:28 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Gattuso dhe Bakayoko të qetë në stërvitjen e sotme

Milani mposhti Bolognan me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A.

Gjatë kësaj ndeshje pati një përplasje në mes të trajnerit Genaro Gattuso dhe mesfushorit Bakayoko, ku ky i fundit nuk pranoi të aktivizohet.

Megjithatë si duket gjërat janë përmirësuar dhe të dy të përfshirët duken të qetë në stërvitjen e sotme.

Milani javën tjetër do të luaj me Fiorentinën në luftën për të siguruar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/