22:56 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Gattuso e dërgon Napolin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Napoli ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso mposhti Lazion me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen çerekfinale që u zhvillua në “San Paolo”.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Gjatë sfidës pati edhe një penallti të humbur dhe dy përjashtime.

Immobile gaboi nga pika e bardhë derisa Hysaj dhe Leiva u ndëshkuan me të kuq.

Në gjysmëfinale, Napoli do të takohet me fituesin e ndeshjes Fiorentina – Inter. /IndeksOnline/