09:30 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gattuso interesohet për mesfushorin e Arsenalit

Trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso ka nisur të mendoj për përforcimet në skuadër.

Tanimë ai ka piketuar lojtarët që dëshiron ti ketë në skuadrën napolitane dhe njëri nga ta është edhe mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira.

Klubi italian shpreson që të arrijë një marrëveshje të shpejtë për uruguaianin, i cili sezonin që lamë pas është transferuara tek klubi londinez.

Siç raporton Calciomercato, Torreira kohëve të fundit nuk është i lumtur në Londër, dhe pikërisht kjo është e mjaftueshme që ai të dëshironte të rikthehej në Serie A.

Kujtojmë që Gattuso do të debutoj me skuadrën napolitane sonte në shtëpi kundër Parmës, e cila fillon nga ora 18:00.